Ditën e martë (14 nëntor), Meti Alshiqi u përjashtua nga edicioni i dytë i Big Brother VIP Kosova për shkak të një debati me Blerandon.
Banorët mbetën të shokuar nga ky vendim dhe tashmë disa prej tyre u shpreh se kanë nisur të ndjejnë mungesën e Metit.
Së fundmi ishte këngëtarja Linda Halimi ajo që i ka dërguar Metit një mesazh nga shtëpia e famshme.
Teksa doli përballë kamerës, Linda tha se sipas saj ish-banori ishte më i forti në garën për çmimin e madh dhe i preferuari i saj.
“Met shpresoj që je duke na shikuar, kojshikes më së shumti je duke i munguar se të kam patur të preferuarin, ti ishe më i forti këtu”, ka thënë Linda mes tjerash në mesazhin për Metin.
Meti ndërkohë nuk ka reaguar ende publikisht në lidhje me përjashtimin e tij nga BBVK.
/ www.emathja.com
© 2023, EMATHJA. All rights reserved.