Shtatë deri në 10 milionë Dollarë synon t’i shesë shtëpia e famshme e ankandeve Sothebis, 6 palë atlete të veshura nga legjenda e basketbollit amerikan Majkëll Xhordan. Kompleti prej 6 palësh përbëhet nga atlete të modelit me porosi që mbajnë mbiemrin e basketbollistit dhe quhen “Eir Xhordan”. Atletet nuk janë veshur rëndom nëpër ndeshje, por përgjatë kampionateve në të cilat ekipet ku ai ka bërë pjesë, janë shpallur kampion. Palët e atleteve janë të viteve nga ’91 në ’93-shin dhe ’96 në ’98-ën. Ankandi do të zhvillohet më 2 Shkurt në Nju Jork dhe që tani ka interes tepër të lartë, sipas organizatorëve.
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.