Një studim i ri ka zbuluar një lidhje mes temperaturës së lartë të trupit dhe depresionit, duke dhënë një qartësi rreth mënyrave të reja për të menaxhuar këtë çrregullim. Studimi, i publikuar në Scientific Reports, tregon se ekziston një lidhje mes sëmundjeve të shëndetit mendor dhe depresionit. Studiuesit nga universitetet në San Diego dhe San Francisco analizuan të dhënat te 20 mijë pjesëmarrës. Ata konstatuan se me theksimin e simptomave të depresionit, ndodh një rritje e temperaturës së trupit.
Disa studime të radhës, kanë zbuluar se përdorimi i vaskave të nxehta dhe saunave ndihmon në reduktimin e simptomave të depresionit, sepse potencialisht për shkak të nxitjes së trupit për t’u vetëftohur përmes djersitjes, këto metoda funksionojnë për të balancuar temperaturën e trupit. Por, ngrohja e njerëzve mund të çojë në uljen e temperaturës së trupit që zgjat më shumë sesa thjesht ftohja përmes një dushi me ujë të ftohtë.
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.