Kreu i Grupit Parlamentar i PD Gazment Bardhi para Bashkisë së Tiranës ku po mbahet protestë, u shpreh se duhet të ketë hetim në çdo bashki të vendit.
Ndërkohë protestës i është bashkuar edhe vajza e Sali Berishës, Argita Malltezi, e cila në bluzën që mban veshur ka të stampuar mesazhin “Lironi liderin e opozitës”.
Gjatë fjalës së saj para mediave, ajo deklaroi se “zullumi është trashur aq shumë sa ka arritur përmasa të pa konceptueshme më parë”.
Sipas saj “protesta dhe reagimi popullor do shërbejë për rrëzimin e sistemit që është kancer për shoqërinë por edhe për çeljen e një sistemi për të gjithë at që duan të rrisin fëmijët në Shqipëri”.
Top Channel
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.