Fation Kuqari është banori i cili i dha fund rrugëtimit të tij në Big Brother VIP3, përmes largimit nga formati.
Shkak është bërë përplasja Meriton-Rike, ku në një moment kur i kërkoi llogari për gjestin e shëmtuar reperi e thirri burracak dhe “hë bukurosh…”. Fationi argumentoi se e ka privuar veten të mos ndërmerrte një veprim jo racional përgjatë gjithë ditës së sotme duke konfrontuar Meritonin, dhe nëse ky i fundit nuk do të dilte nga shtëpia përmes eliminimit, ai vetë do të tërhiqej.
Ledioni: Fation eja edhe njëherë me mua në dhomën e rrëfimit.
Fationi: Po.
Ledioni: Unë nuk dua të zgjatemi, por dua vetëm të të pyes që a je i gatshëm të lësh shtëpinë për shkak të një konkurrenti tjetër?
Fationi: Jo, thjesht unë kam marrë vendimin tim dhe nëse ai nuk do të dilte përgjatë këtij nominimi unë do të lija derën e kësaj shtëpie. Dhe e kam vendosur Ledjon, do të lë shtëpinë.
Ledioni: Mos po e bën këtë për t’I qëndruar fjalës tënde sepse nuk ka asnjë peshë…
Fationi: Edhe t’i qëndroj fjalës time, por më shumë sepse unë i kam parë me sytë e mi disa gjëra. Normalisht në fund publiku vendos, por unë nuk jam dakord… Unë kam ndenjur sot shtrirë vetëm për të mos e parë dhe shkëmbyer me atë djalin. Ai nuk më tha thjesht bukurosh, por ishte “hë bukurosh…”, që tregon qartë se ishte provokim. Unë e kuptoj se jemi në një lojë në Big Brother, por që unë si Fation e kam vendosur. Prandaj prita edhe pjesën e eliminimit. Nëse nuk do të dilte ai, do të largohesha unë. S’ka të bëjë me atë, më shumë ka të bëjë me disa nga situatat e mija.
Ledioni: A je i sigurt.
Fationi: Shumë i sigurt, e kam të ndarë realisht.
Ledioni: Atëherë është e kotë që rivlerësoj… Fation të kërkoj të përshëndetesh me banorët dhe të largohesh.
Fationi: A është e mundur që të mos përshëndetem, të dalë që këtej…
Ledioni: Të dalësh që andej jo, por ata janë në dhomën e ndenjes kështu që mund të largohesh nga dera e kuqe pa i takuar.
I pyetur se si ndihet për largimin e Fationit, Meritoni u përgjigj se nuk do të donte që ai të dilte për shkakun e tij. Sipas Meritonit, Big Brother është një garë dhe një luftë nervash.
Rike: Ti je njeri i lig, i zi në shpirt.
Meritoni: Dera, dera…
Rike: Pusho, pusho. Çfarë burri je ti.
Ledioni: Meriton, a ndihesh përgjegjës për daljen e Fationit nga shtëpia?
Meritoni: Në momentin që i kam kërkuar Ledjonës që të mos largohet, nuk dua që Fationi të dilte në këtë mënyrë për shkak të Meritonit sepse këtu është një garë dhe një lojë, një luftë nervash.
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.