Është raportuar se frutat e thata kanë shumë të mira shëndetësore dhe “Times oF India” ka shkruar se disa nga to janë të mira për të mbajtur të mprehtë shikimin. Fruta e parë që ndihmon shqisën e të parit është kajsia e thatë, pasi që kjo frutë është e pasur me betakaroten. Kajsitë i ndihmojnë trupit të njeriut ta kthejë mineralin betakaroten në vitaminë A, e cila është esenciale për të përmirësuar shikimin. Përveç karotave që po ashtu janë të pasura me shumë vitamina që janë të mira për shikimin, të mira janë edhe arroret.
Acidi yndyror omega 3 dhe vitamina E që gjenden tek bademet, konsiderohen të mira kundër dobësimit të shikimit. Omega 3 përmbajnë edhe arrat dhe përveç që i ndihmojnë shikimit ato i ndihmojnë edhe trurit e lëkurës. Arrat indiane përmbajnë zink, dhe ai është i rëndësishëm për shëndetin e retinës. Zinku mbron sytë nga faktorët e dëmshëm. Rrushi i terur konsiderohet si antitoksinat shumë i fuqishëm dhe mbron sytë nga infeksionet e ndryshme.
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.