Përbërësit për binjë-te:
130gr miell,
200ml uje (ose 100ml uje dhe 100ml qumesht),
4 veze mesatare,
1 luge te vogel sheqer,
pak kripe.
Për kremin Shantili:
500ml pana per embelsira (te pa embelsuar),
2 luge sheqer pluhur.
Për salcen me qokollatë:
400gr cokollate te zeze per kuzhine,
500ml pana per embelsira,
20ml qumesht.
Përgatitja:
Pregatisim binje-te duke ndjekur dozat e dhena ne kete recete, ndersa per menyren e pregatitjes receten do ta gjeni ketu. Pasi te jene pjekur dhe ftohur plotesisht, i hapim nje vrime te vogel ne pjesen e poshtme te tyre me majen e nje thike apo me bishtin e nje luge te vogel. Nderkohe pregatisim kremin Shantili:
Ne nje ene te thelle vendosim panen per embelsira te cilen e kemi lene per disa ore ne frigorifer, bashke me sheqerin pluhur. I rrahim me ndihmen e nje mikseri derisa perberja te jete homogjenizuar dhe te mos bjere nga ena. Kete krem e hedhim ne xhepin e pasticerise dhe mbushim binje-te te cilat i vendosim ne frigorifer ne nje pjate te mbuluar me leter celofoni.
Pregatisim salcen me cokollate: Ne nje tenxhere vendosim panen per embelsira (te parrahur) dhe qumeshtin, i leme derisa te marrin vale dhe shtojme cokollaten te ndare ne copeza. I perziejme mire te gjithe perberesit derisa te formohet nje mase pa kokrriza dhe cokollata te kete shkrire plotesisht. E leme te ftohet ne temperature ambjenti dhe me pas e vendosim ne frigorifer qe masa te trashet.
Zhysim binje-te nje e nga nje ne kremin me cokollate me ndihmen e nje luge ose te dy pirunjeve dhe i vendosim ne bazamentin ku do te sherbejme torten duke formuar me to nje gjysme piramide. Pra, vendosim me shume binja ne bazen e piramides dhe me pak siper (si ne foto). Nese do te teproje krem cokollate, e hedhim siper binje-ve dhe se fundi e zbukurojme torten me pak pana te rrahur.
Nese nuk duam ta shijojme kete embelsire menjehere, e vendosim ne frigorifer dhe e nxjerrim 15 minuta perpara se ta servirim ne tavoline.
Keshille: Per te krijuar shumellojshmeri, ne vend te kremit Shantili mund te perdorim edhe krem pasticerie, apo t’i bashkojme keta te dy per te perftuar kremin diplomatik.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.