Activision ka goditur hileqarët e lojës Call of Duty vitet e fundit në mënyra të ndryshme nga dëmtimi i parashutës ku lojtarët përplaseshin në tokë në Warzone, tek heqja e armëve.
Taktika më e fundit e kompanisë vë në shënjestër ata që përdorin mjete të paligjshme për të aktivizuar asistimin e shënjestrës duke luajtur me një maus dhe tastierë.
Ekipi pas sistemit kundër hileve Ricochet tha se kur sistemet e saj identifikojnë një lojtar të tillë, aplikacioni Call of Duty mbyllet automatikisht.
🛡️ #Warzone #MW3 #MW2#TeamRICOCHET: Our security detection systems now target players using tools to activate aim assist while using a mouse and keyboard. The Call of Duty application will close if detected.
Repeated use of these tools may lead to further account action.
— Call of Duty Updates (@CODUpdates) January 16, 2024
Kësaj here nuk ka asnjë marifet të zgjuar, loja thjeshtë do të mbyllet. Përdorimi i përsëritur i mjeteve të tilla do të çojë në masa më të ashpra siç është dëbimi i përhershëm.
Si gjithnjë ideja pas kësaj taktike është eliminimi i lojtarëve të cilët përfitojnë avantazhe përmes metodave dhe mënyrave të paligjshme ndaj lojtarëve të tjerë.
Asistimi i shënjestër është një funksionalitet i cili ofrohet për ata që luajnë nga një konsolë ose kontrollor për të rritur saktësinë që ofron një maus. /GameWorld Albanian
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.