Në evenimentin iPad të ditës së Marte Apple prezantoi tabletët e rinj iPad Pro të cilët fuqizoheshin nga procesorët Apple M4, gjenerata e katërt e çipeve të dizajnuar nga Apple për tabletët dhe laptopët.
Çipet e reja të serive M4 kanë bërthama procesorike dhe grafike të përditësuar. Modeli bazë M4 ka 10 bërthama procesorike dhe 10 bërthama grafike. Bërthamat procesorike ndahen në 4 performance dhe 6 efikasiteti.
Apple pretendon se procesori i ri i bazuar në arkitekturën 3-nanometër është 50 përqind më i shpejtë sesa çipi M2 i cili fuqizon gjeneratën e fundit të iPad Pro ndërsa çipi grafik ofron 4 herë më shumë performancë.
Kompania thotë se arkitektura e re grafike ka cache dinamik dhe ray-tracing.
Vëmendje me çipin e ri ka marrë edhe motori neural përgjegjës për proceset AI. NPU-ja e re ofron 38 trilionë operacione në sekondë ku sipas Apple është 60 herë më e lartë sesa NPU-ja e parë debutuar në A11 Bionic.
Apple theksoi se bërthamat e reja procesorike kanë akseleratorë machine learning të përmirësuar.
Procesori i parë 3-nanometër i Apple ishte M3 lançuar në Tetor të vitit të kaluar së bashku me variantet M3 Pro dhe M3 Max. Modeli bazë M3 kishte 10 bërthama grafike dhe 8 bërthama procesorike ndërkaq modeli M3 Pro kishte 12 bërthama procesorike dhe 18 bërthama grafike. Modeli i segmentit të lartë M3 Max kishte 16 bërthama procesorike dhe 40 bërthama grafike.
/PCWorld Albanian
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.