Pas dekadash përpjekjeje që të hidhej në treg një armë zjarri “smart”, kompania Biofire në Kolorado është gati që në fund të muajit të shpërndajë dërgesën e saj të parë me pistoleta 9 mm të pajisur me shenjë gishti dhe identifikimin e fytyrës. Arma është dizenjuar për një qëllim shumë specifik: të jetë lehtësisht e aksesueshme në rast se dikush hyn në shtëpi, por të jetë e papërdorshme nga ata që nuk kanë autorizim, veçanërisht fëmijët.
Kai Kloepfer, CEO dhe themelues i kompanisë thotë se arma, e cila kushton 1499 dollarë është e sigurt dhe e testuar në mënyrë rigoroze. Dy herë më e shtrenjtë se sa një armë e zakonshme, ajo nuk ka vetëm sensorët biomekanikë.
Kur një përdorues i autorizuar tërheq këmbëzën, dërgon një sinjal elektrik që nxjerr plumbin dhe nuk ka nevojë për një veprim fizik duke e bërë kështu të parën pistoletë që shkrepet në këtë mënyrë.
Teknologjia biometrike nuk funksionon nëse duart dhe fytyra e përdoruesit janë tërësisht të mbuluara, por Biofire thotë se nuk është problem pasi kjo armë është vetëm për t’u mbajtur në shtëpi.
Aksesimi i saj në mënyrë jo fizike për ta çaktivizuar është i pamundur.Top24
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.