Sipas hulumtuesve ka një cilësi të rrallë te ‘njerëzit e natës’. Nëse ju zë gjumi vonë, do të thotë se jeni inteligjentë. Ky është përfundimi i një studimi mbi aftësinë krijuese të mendjes, që zbuloi se ndryshe nga ç’besohet, njerëzit “e natës” janë më krijues dhe më origjinalë se ata “të mëngjesit”. Pasi u analizuan përgjigjet e një grupi njerëzish, një pjesë e të cilëve flenë herët dhe zgjohen herët, kurse pjesa tjetër flenë shumë vonë, u vu re se njerëzit që flenë vonë kishin prirjen për të qenë më origjinalë në përgjigjet e tyre. Ata nuk e ndjejnë të nevojshme të ndjekin rregullat e përcaktuara, si për shembull regjimi i gjumit.
Ndërkaq, magnezi është vlerësuar si një suplement shtesë që ndikon në cilësinë e gjumit duke e përmirësuar atë ndjeshëm. “Magnezi është një mineral natyral që gjendet në trup dhe luan rol kyç në prodhimin e energjisë së trupit, sistemin kardiovaskular dhe sistemin nervor,”-thotë Shelby Harris, psikologe klinike. Ndonëse ajo vë në dukje se nevojiten më shumë kërkime për të kuptuar plotësisht marrëdhënien midis gjumit dhe magnezit, ky suplement mund të ndihmojë në qetësimin e sistemit nervor, duke çuar në gjendje relaksi dhe reduktim të ankthit. Ky efekt qetësues ndikon për një gjumë më cilësor gjatë natës.
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.