Noti në ujë të ftohtë mund të ndihmojë në reduktimin e simptomave fizike dhe psikologjike të menopauzës, të tilla si ankthi dhe ndryshimet e humorit, ka zbuluar një studim. Ato gra që notonin për intervale më të gjata ose notonin më rregullisht gjithashtu përfituan më shumë, thanë shkencëtarët. Një studim i 1,114 grave që notonin rregullisht në ujë të ftohtë u krye nga shkencëtarët nga University College London (UCL).
Ndërsa, 46.9 për qind e tyre thanë se noti në ujë të ftohtë i ndihmonte me ankthin, një e pesta raportoi një reduktim të djersitjes gjatë natës, ndërsa 31.1 për qind thanë se afshet e tyre u zvogëluan. Pothuajse gjysma (46.7 përqind) thanë se besonin se aktiviteti i notit përmirësonte ankthin e tyre, ndërsa 37.7 përqind raportuan një ulje të ndryshimeve të humorit. Përmirësimi i gjumit u raportua nga 21 për qind e grave, ndërsa nervozizmi u reduktua në 37.6 për qind.
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.