Është raportuar se ka shumë raste të sëmundjeve respiratore që janë përhapur nëpër botë. Kjo ka ndodhur si pasojë e grumbullimeve për festat e fundvitit. Të rrezikshme po konsiderohen në përgjithësi sëmundjet respiratore si Covid-19, pneumonia, infeksionet laringiti, bronkiti, sinusiti, ftohjet e kanaleve të frymëmarrjes e gripi. Doktorët në SHBA kanë bërë thirrje për kujdes duke thënë se personat që nuk janë vaksinuar kundër COVID-19 dhe gripit sezonal duhet ta bëjnë sa më shpejt. Sipas tyre nëse nuk praktikohen masat mbrojtëse dhe nuk bëhet vaksinimi, këto sëmundje ka rrezik të përhapen gjatë gjithë vitit.
Masat kundër këtyre sëmundjeve mbesin të njëjtat, mosdalja nga shtëpia nëse dikush ka simptoma, vendosja e maskës dhe larja e shpeshtë e duarve. Përveç kësaj, Nolte ka thënë se është e rëndësishme për ata që kanë simptoma ose ata që kanë imunitet të dobët, të jenë veçanërisht të kujdesshëm kur duan t’i kthehen përditshmërisë, pasi ka thënë se janë më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve se sa personat me probabilitet mesatar. “Nëse ndiheni sikur keni një sëmundje virale, ethe, ftohje, dhimbje koke, kollë apo jeni të ftohur, duhet të kujdeseni edhe vet në mënyrë që sëmundja të mos avancojë. Nëse frekuentoni shpesh spitalet ka gjasë që edhe aty të merrni ndonjë virozë përderisa prisni në rend me të infektuar të tjerë”, ka thënë Nolte.
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.