Ndërsa njerëzit po përgatiten të kthehen në Hënë pas më shumë se gjysmë shekulli, studiuesit kanë arritur të zhvillojnë një qasje që i mban astronautët në formë.
Por, duke qenë se hapësira në të cilën atyre i sugjerohet të vrapojnë nuk është e zakonshme si të tjerat, ata janë këshilluar të vrapojnë disa herë në ditë rreth “Murit të vdekjes”.
“Muri i vdekjes” përdoret edhe nga performuesit e marifeteve me motoçikleta pasi është hapësirë e cila e sfidon gravitetin.
Andaj, që njerëzit të mund të vrapojnë edhe më shpejt në Hënë, studiuesit u sugjerojnë të vrapojnë në atë mur që të gjenerojnë forcë të mjaftueshme për të luftuar dobësimin e kockave dhe muskujve.
“Jam i habitur që askush nuk e kishte këtë ide më parë. Kjo mund të jetë një mënyrë e përshtatshme për t’u stërvitur për në Hënë”, tha Alberto Minetti, profesor i fiziologjisë në Universitetin e Milanos.
Ndryshe, njerëzit nuk kanë shkelur në Hënë që nga programi Apollo i vitit 1972, por NASA dhe agjencitë tjera hapësinore po përgatiten për një rikthim, me misione afatgjata.
Bëhet e ditur se vitin e ardhshëm astronautët e NASA-s do të fluturojnë rreth Hënës.
Mirëpo, mjedisi hënor vjen me disa sfida, nga ajri, ushqimi, uji, e deri te mbrojtja kundër rrezatimit. Gjithashtu, pa gravitetin normal për të punuar, astronautët humbasin fuqinë e kocave dhe muskujve, së bashku me kontrollin e sistemit nervor për lëvizje.
Llogaritjet e Minettit dhe kolegëve të tij tregojnë se njerëzit do ta kenë të vështirë të vrapojnë rreth “Murit të vdekjes” pa u rrëzuar.
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.