Pasi bëhet një gabim, është e vështirë për të rregulluar trashësinë e vetullave apo harkun e përsosur. Një ekspert tregon hapat që duhet të ndiqni që mos gaboni, nëse preferoni t’i hiqni vetë vetullat në shtëpi.Shpesh ndodheni para dilemës: Shumë e hollë, e gjatë, e drejtë apo e harkuar? Besojeni ose jo, pornga vetullat të tjerët mund të ndryshojnë perceptimin që kanë për ne. Mjafton një hap i gabuar dhe pasojat, vështirë të rikuperohen.
Hiqini shpesh
Prania e një qime tek vetullat i humb perfeksionin atyre, ndaj zgjidhja më e mirë është t’i hiqni ato shpesh, duke i prerë rregullisht. Në këtë mënyrë i jepni fund torturës për të ruajtur madhësinë, gjatësinë dhe harkun e tyre. Në këtë mënyrë, sa herë që vendisni t’i pastroni ato, ju ndiqni të njëjtën linjë, duke mos i dëmtuar vetullat.
Qëllimi është të mos i lini asnjëherë të rriten aq shumë sa të humbasë forma e tyre e vërtetë. Një herë në muaj? Jo është shumë. Provoni një herë dy javë, sepse është momenti i duhur.
Vendos linjat
Nësë doni që të mos bjenë në sy ndryshime në fytyrën tuaj, e kjo për shkak të vetullave, atëherë vendos një linjë të qartë.
Do të thotë, ruani një kufi të gjatësisë dhe harkut të tyre, pa e ndryshuar atë në mënyrë të vazhdueshme, pasi ndodh që në shumicën e rasteve, kur ju i ndryshoni asaj formën, kjo ndikon edhe në paraqitjen tuaj.
Shkurtoni bishtin e vetullave
Ruani trashësinë, por edhe gjatësinë: Qëllimi është të zgjeroni pamjen e shikimit tuaj. Kjo është arsyeja pse vendosim vijëzues, ose qerpikë në anën e jashtme të syrit. Në këtë mënyrë do të shmangni dëmet dhe në sajë të një vijëzuesi, edhe kur i keni shkurtuar më shumë sesa duhet, mund të mbushni këtë defekt me anë të një vijëzuesi.
Për të qenë të sigurt se bishti i vetullave ka gjatësinë ideale, thjesht ndiqni dy rregulla. Fillimi i vetullës së majtë duhet të jetë paralel krahun majtë të hundës, e cila përkon me cepin e brendshme të syrit. Sa për bishtin e saj, ajo duhet të jetë në të njëjtën linjë me cepin e jashtëm. Mos u shqetësoni pë krahun tjetër, gjeometria është e njëjtë edhe për atë.
Ruani simetrinë
Sa herë kemi thënë: Vetulla e majtë, nuk është njësoj me të djathtën. Mos harroni, të gjithë kemi formën e preferuar të vetullës, e cila gjithmonë i përgjigjet harkut të saj natyral. Shpesh kërkimi i përsosmërisë të harku i të dyja vetullave mund të bëhet obsesion.
Në të vërtetë, kjo simetri arrihet vetëm në rastin kur fytyra është e përsosur, gjë e cila ndodh vetëm në rastet ideale. Për fat të keq, jo të gjithë duhet të frymëzohemi nga Cara Delevingne apo Kim Kardashian.
Forma e vetullave
Ata që ëndërrojnë për vetulla të përsosura dhe të drejta, së pari duhet të marrin parasysh një element të rëndësishëm: Nëse hunda ka një formë ideale, mund të keni vetulla të drejta.
/ www.emathja.com
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.