Vëllai i Elon Musk shet gati 109 milionë dollarë nga aksionet e tij në Tesla

spot_imgspot_img

Kimbal Musk, vëllai më i vogël i Drejtorit Ekzekutiv të Tesla, Elon Musk, shiti 88,500 aksione të kompanisë të premten.

Dhe me një çmim mesatar prej 1,229.91 dollarë, ai ka bërë gati 109 milionë dollarë si rezultat i transaksionit, shkruajnë mediat e huaja.

Shitja ndodhi të premten, më 5 nëntor dhe arriti në afërsisht 15 për qind të aksioneve të Kimbal në kompani.

Megjithatë, ajo nuk u bë publike deri të hënën pasdite, pasi Elon Musk pyeti ndjekësit në Twitter nëse ai duhet të shesë 10 për qind të aksioneve të tij në kompani.

Shitja e Elon do të ishte rreth 21 miliardë dollarë, megjithëse sondazhi në Twitter bëri që çmimi i aksionit të binte rreth 12 për qind.

Kimbal dhe Elon nuk janë të vetmit që përfitojnë nga rritja e jashtëzakonshme e Teslës, e cila ka parë rritjen e çmimit të aksioneve të kompanisë me 1600 për qind në dy vitet e fundit.

Në tetor, drejtorët e kompanive si Ira Ehrenpreis, Robyn Denholm dhe Antonio Gracias të gjithë shitën aksione që së bashku kapin vlerën e qindra miliona dollarëve, raporton Business Insider.

Së bashku me pozicionin e tij në Tesla, Kimbal Musk është CEO i Kitchen Restaurant Group, si dhe themeluesi i Square Roots Urban Growers Inc., një biznes bujqësor urban.

Ai ka qenë në bordin e Tesla që nga prilli 2004 dhe është gjithashtu drejtor në SpaceX.

/ www.emathja.com

© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu