Vodafone afirmoi përkushtimin ndaj rrjeteve Open RAN ditën e Hënë duke konfirmuar se do të krijonte një arkitekturë çipi për teknologjinë e re së bashku me Intel.
Operatori celular Europian ka arritur të kryejë thirrjet e para 4G duke përdorur Open RAN mbi rrjetet që ndan me Orange në Rumani dhe po bashkëpunon me Nokia për të testuar teknologjinë në Itali.
Me Open RAN, operatorët celularë mund të përziejnë pajisje nga furnizues të ndryshëm duke rritur në këtë mënyrë fleksibilitetin.
Progresi ka qenë i ngadaltë ndërsa tregu dominohet nga zgjedhje të ndërtuar prej Ericsson, Nokia dhe Huawei, edhe pse ky i fundit është goditur nga kufizime në disa vende Europiane përfshirë Britaninë.
Vodafone ra dakord në 2022 të punojë me prodhuesin Amerikan të çipeve Intel për të dizajnuar arkitekturën e saj. Vodafone dhe Orange thanë ditën e Hënë se kanë arritur me sukses të bëjnë thirrje 4G në disa zona rurale të Bukureshtit duke përdorur teknologjinë Open RAN.
Dy kompanitë kanë përdorur harduerë nga Samsung, Wind River dhe Dell gjatë testimit. /PCWorld Albanian
/ www.emathja.com
© 2023, EMATHJA. All rights reserved.