Këngëtari i njohur shqiptar, Yll Limani po punon në mënyrë intensive për projekte të reja.
Teksa po shijon suksesin e bashkëpunimit të fundit me Sidarta “Spirti”, ai tashmë ka paralajmëruar disa projekte të tjera.
Një të tillë ai e zbuloi edhe së fundmi në një postim në Instagram, teksa ndau një pjesë të shkurtër të këngës.
Edhe projekti radhës i Yllit vjen në bashkëpunim, këtë herë me këngëtaren Lira Blakaj.
Dyshja kanë punuar në këngën me titullin “Gjuje”, ndërsa nuk kanë zbuluar të tjera detaje.
Të shumta ishin komentet nga ana e fansave, të cilët presin me padurim projektet e tij të reja.
Theksojmë që vetëm ditë më parë, Ylli njoftoi se është duke punuar në ripërpunimin e një prej hiteve më të njohura të grupit “Marigona”, “Sonte”, që gjithashtu pritet ta lansoj së shpejti.
/ www.emathja.com
© 2023, EMATHJA. All rights reserved.