Përbërësit:
150gr mermelate kajsie,
100gr margarine,
100gr arra,
2 veze,
2 luge kakao,
1 pako tharm,
250gr miell,
150gr sheqer,
1/2 luge sode buke,
100ml uje.
Përgatitja:
Ne nje ene te madhe, nepermjet kullojses e hedhim miellin. E shtojme tharmin, kakaon, soden e bukes dhe arrat e therrmuara.
Ne tenxheren ne zjarr e veme margarinen dhe ujin. E shtojme edhe mermelaten dhe sheqerin.Pasi shkrihet margarina, tenxheren e largojme nga zjarri.Ne masen e ftohur i hedhim dy vezet e rrahura,pastaj tere permbajtjen nga tenxherja e shtojme ne enen e madhe.
Perziejme, derisa te fitojme nje mase homogjene.Taven e lyejme me margarine dhe ne te e derdhim brumin per torte. E rrafshojme me luge,taven e veme ne furre dhe pjekim 20 minuta ne temperatur 200grade.
Pasi piqet, tere torten e lyejme me mermelaten e kajsive.Per dekorim presim nje cope torte ne forme trekendeshi,dhe mesin e tortes e zbukurojme me mjedra.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.