Të apasionuarit pas kafesë mburren me faktin se kjo e fundit është e pasur me antioksidantë dhe mund të shmangë një sërë komplikimesh shëndetësore.
NË FILLIM NJË GOTË UJË
Njerëzit që e nisin ditën me një filxhan kafeje, nuk pinë mjaftueshëm ujë gjatë ditës. Ekspertët rekomandojnë që të pini një gotë me ujë kur të zgjoheni dhe përpara se të pini kafenë. Për më tepër, ekspertët thonë se rituali i ujit duhet të vazhdojë edhe gjatë ditës që të jeni të hidratuar.
HIQNI DORË NGA ËMBËLSUESIT ARTIFICIALË
Ëmbëlsuesit artificialë kanë lidhje të drejtpërdrejtë me rrezikun në rritje të mbipeshës, sëmundjeve të zemrës dhe diabetit të tipit 2. Ekspertët thonë se është më mirë të përdorni fare pak sheqer të vërtetë sesa ëmbëltues artificial.
VETËM NJË LUGË SHEQER
Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon përdorimin e jo më shumë se 6 lugëve çaji me sheqer në ditë. Përpiquni të rezervoni vetëm një lugë çaj me sheqer për kafenë tuaj dhe jo më shumë.
QUMËSHT ME BAZË BIMORE OSE BAGËTISH TË USHQYERA ME BAR
Qumështi i bagëtive të ushqyera me bar është i pasur në vlera dhe acide yndyrore. Qumështi me bazë bimore siç është ai i bajameve, arrës së kokosit apo shqemes ka më pak kalori dhe është më natyral.
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.