Më e zakonshme është sëmundja e arterieve koronare, e cila shfaqet kur në arteriet që dërgojnë gjak në zemër krijohen pllaka. Me kalimin e kohës, kjo mund të ngadalësojë ose bllokojë rrjedhën e gjakut në zemër dhe të çojë në një atak ose dështim të zemrës
Sëmundja e zemrës është një term që përfshin për shumë lloje të problemeve shëndetësore që lidhen me zemrën. Më e zakonshme është sëmundja e arterieve koronare, e cila shfaqet kur në arteriet që dërgojnë gjak në zemër krijohen pllaka. Me kalimin e kohës, kjo mund të ngadalësojë ose bllokojë rrjedhën e gjakut në zemër dhe të çojë në një atak ose dështim të zemrës. Për shkak se sëmundjet e zemrës zhvillohen me ngadalë, nuk është kurrë vonë për të bërë ndryshime që mund të mbështesin më së miri shëndetin e zemrës.
JU DO TË VUANI NGA SËMUNDJET E ZEMRËS NËSE ATO SHFAQEN NË FAMILJEN TUAJ
Është e vërtetë se nëse keni një histori familjare të sëmundjeve të zemrës, edhe ju vetë jeni në rrezik më të lartë. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se jeni të destinuar të smëureni, thjesht do t’ju duhet të punoni më shumë për të mbrojtur shëndetin tuaj kardiovaskular. Me fjalë të tjera, ngrënia e ushqimeve të shëndetshme për zemrën dhe ndjekja e një stërvitje, mund të mbajë zemrën taj të shëndetshme dhe të fortë.
NUK DUHET TË SHQETËSOHENI PËR SËMUNDJET E ZEMRËS KUR JENI TË RINJ
Shpesh, sëmundja e zemrës nuk shfaqet derisa një person është në të 50-at, 60-at ose më shumë. Por sëmundjet e zemrës mund të zhvillohen shumë më herët në jetë, dhe shumë të rritur në të 30-at dhe 40-at e tyre përjetojnë faktorë rreziku si mbipesha dhe presioni i lartë i gjakut.
MJEKIMI I DIABETIT DO T’JU MBROJË NGA SËMUNDJET E ZEMRËS
Edhe pse është e vërtetë që kur keni diabet gjasat për të pasur një atak në zemër ose goditje në tru dyfishohen, kjo nuk do të thotë se vetëm mjekimi që merrni për diabetin ju mbron nga ky rrezik. Me kalimin e kohës, sheqeri i lartë në gjak mund të dëmtojë enët e gjakut dhe të ketë një efekt negativ në funksionin kardiovaskular. Medikamentet mund të ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të sheqerit në gjak, por do t’ju duhet të ndërmerrni hapa ekstra për të adresuar faktorët që shkaktuan zhvillimin e diabetit, si mbipesha dhe presioni i lartë i gjakut.
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.