Ata shpresojnë se kjo do të zgjidhë problemin e rënies së natalitetit në vend. Që nga viti 2021, kompania ka shpenzuar 4.8 milionë euro për 70 foshnja. Punonjësit e të dy gjinive kanë të drejtë për mbështetjen e fëmijëve. Punonjësve me tre fëmijë u ofrohet edhe një shumë prej 208 mijë eurosh ose pagesë konstante e qirasë për një apartament 85 metra katrorë. “Nëse niveli i lindjeve në Kore mbetet i ulët, vendi do të përballet me një krizë zhdukjeje në 20 vjet.
Niveli i ulët i lindjeve është rezultat i ngarkesave financiare dhe vështirësive në balancimin e punës dhe jetës familjare, ndaj vendosëm të marrim një masë kaq drastike”, tha themeluesi i kompanisë Buyong Lee Jung-keun. Korea Times raporton se Koreja e Jugut po përballet me norma alarmante të ulëta të lindshmërisë, me një rënie të parashikuar të popullsisë që nuk është parë që nga vitet 1970. Në vitin 2022, vendi regjistroi shkallën më të ulët të lindshmërisë në botë me 78%, e cila pritet të ulet në 65% deri në vitin 2025.
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.