Francezit Richard Plaud i është mohuar një rekord botëror nga Libri i Rekordeve Botërore Guinness për modelin e tij 23.6 këmbësh të kullës Eiffel me shkrepëse, pasi zyrtarët thonë se i ka përdorur të gabuarat, raportoi “The Independent”.
Plaudi, i cili kaloi tetë vjet duke ndërtuar modelin prej 706,900 shkrepësve, e bëri njoftimin në një postim në Facebook muajin e kaluar bashkë me një foto të strukturës me fjalën “JO!!”.
“Gjyqtarët e librit Guinness kanë dhënë verdiktin e tyre, pa e parë kullën time në jetën reale. Më thonë se 706.900 shkrepëset e ngulura një nga një nuk janë shkrepëse dhe janë shumë të prerë”, ka shkruar ai. Artisti më pas u tall me organizatën me bazë në Londër. “Është e qartë, anglezët janë vërtet të ndryshëm”, tha ai, duke shtuar: “Nuk ka ofendim për anglezët”.
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.