AMD ka përsëritur përkushtimin ndaj platformës së re të procesorëve AM5 përtej 2025 ndërsa vazhdon të zgjerojë linjën Ryzen për desktopët në vitet në vijim.
Gjatë interviste, ekzekutivi i lartë i AMD David Mcafee përsëriti përkushtimin e kompanisë ndaj platformës AM5 të procesorëve desktopë.
Lançuar vitin e kaluar, platforma AM5 ofron mbështetje për gjeneratën më të fundit të procesorëve Ryzen bazuar në arkitekturën Zen 4 ndërsa vetë platforma do të vijojë të evoluojë me procesorët e rinj Ryzen.
Aktualisht platforma AM5 funksionon me dy lloje procesorësh Ryzen 7000, modele standard Ryzen 7000 dhe ato 3D V-Cache Ryzen 7000X3D.
Është e vetmja e AMD që aktualisht ofron mbështetje për PCIe Gen 5 për SSD-të NVMe dhe kartat grafike diskrete.
Platforma pritet të marrë një përditësim madhor në 2024 me lançimin e APU-ëve Ryzen 8000G dhe gjeneratës së ardhshme Zen 5 “Granite Ridge.”
Këto të fundit gjithashtu do të ofrohen në variantet standarde dhe 3D V-Cache. /PCWorld Albanian
/ www.emathja.com
© 2023, EMATHJA. All rights reserved.