Ankthi nuk shkakton hipertension afat-gjatë, megjithatë episodet e shpeshta të ankthit mund të shkaktojnë rritje të përkohshme por dramatike të tensionit të gjakut. Këtë e thonë studimet sipas të cilave, shpeshtësia e episodeve të ankthit, sidomos kur bëhet fjalë për çdo ditë, mund të dëmtojë enët e gjakut, zemrën, veshkat, njësoj si hipertensioni kronik. Për më tepër, njerëzit që janë në ankth apo të stresuar janë më të prirë të ndërmarrin zakone jo të shëndetshme në stilin e tyre të jetesës siç janë: duhanpirja, alkooli, shqyerja e tepruar.
Nga ana tjetër, medikamentet që merren për trajtimin e ankthit dhe sëmundjeve apo çrregullimeve të tjera mendore kanë ndikim duke rritur tensionin e gjakut. Nëse ju vëreni se keni vështirësi në mbajtjen nën kontroll të ankthit apo ky i fundit ndikon dhe prish aktivitetet tuaja të përditshme. Duke lexuar më poshtë do të mësoni mënyrat e thjeshta se si të zbusni ankthin në mënyra natyrale.
KUJDES ME ALKOOLIN
Një gotë ose dy tingëllojnë një alternativë e pranueshme për qetësimin e emocioneve. Por nëse e teproni me alkoolin, atëherë do të përballeni me një nivel më të lartë të ankthit. Pirja e tepruar e alkoolit ndikon ndjeshëm në punë e shtëpi por jo vetëm kaq. Alkooli mund të nxisë probleme të tjera shëndetësore që shtojnë ankthin. Rregulli i artë është jo më shumë se një pije alkoolike, pra një gotë, në ditë për femrat dhe jo më shumë se 2 pije për meshkujt.
AKTIVITETI FIZIK
Nuk është nevoja të stërviteni si për një maratonë. Mjafton një ecje prej 10 minutash ose një aktivitet fizik për 45 minuta. Secila prej këtyre alternativave do t’ju bëjë të ndiheni më mirë, njësoj si aspirina shuan dhimbjen e kokës. Nëse kryeni një aktivitet të rregullt fizik të paktën 3 herë në javë, do të vini re që krizat e ankthit do të pakësohen.
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.