Njerëzit me kancer të zorrëve që pinë dy deri në katër filxhanë kafe në ditë kanë shumë më pak gjasa që t’u kthehet sëmundja, ka zbuluar një hulumtim.
Njerëzit me këtë sëmundje që konsumojnë atë sasi kafeje kanë gjithashtu shumë më pak gjasa të vdesin, tregoi studimi, i cili sugjeron se kafeja ndihmon ata që janë diagnostikuar me llojin e dytë të kancerit më vdekjeprurës në Mbretërinë e Bashkuar.
Ekspertët kanë thënë se gjetjet ishin “premtuese” dhe shtuan se, nëse studime të tjera tregojnë të njëjtin efekt, 43,000 britanikë në vit të diagnostikuar me kancer të zorrëve mund të inkurajohen të pinë kafe. Sëmundja merr rreth 16,500 jetë në vit – 45 në ditë, raportoi Guardian.
Ata që pinë të paktën dy filxhanë kafe në ditë kanë më pak rrezik të vdesin në krahasim me ata që nuk pinë. Studimi është i fundit që tregon se kafeja ul rrezikun e kancerit. Tashmë ka prova të forta që ul rrezikun e kancerit të mëlçisë dhe mitrës dhe disa prova se e bënë të njëjtën gjë për kancerin në gojë, laringut dhe lëkurës.
Shfaqja e kafesë si mbrojtëse e mundshme kundër kancerit është e jashtëzakonshme sepse deri në vitin 2016 Organizata Botërore e Shëndetësisë e klasifikoi si “kancerogjene të mundshme” para se ta ndryshonte mendjen për shkak të provave që nuk mundën ta mbështesnin këtë pretendim.
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.