Krijuesi Polak i video lojërave CD Projekt do të fillojë zhvillimin e versionit të ardhshëm të lojës Witcher këtë vit tha CEO Adam Badowski për agjencinë e lajmeve Reuters.
“Shpresojmë të kemi rreth 400 persona duke punuar në projektin në fjalë deri në mesin e vitit,” tha Badowski.
Një veteran i kompanisë, Badowski mori drejtimin e CD Projekt së bashku me Michal Nowakosi në fillim të vitit. Projekti i quajtur “Polaris” është një triologji e re e cila zgjeron universin “Witcher”, një titull i shitur 75 milionë kopje që nga debutimi i lojës në 2007.
CD Projekt nuk dha një datë të premierës së parë të lojës, por analistët shpresojnë se debutimi do të bëhet në 2026 ose 2027. Kjo e lë kompaninë pa një titull madhor për dy vitet e ardhshme.
Pas debutimit të Cyberpunk 2077 me një mori problemesh në fund të 2020-ës, CD Projekt është përqendruar tek transformimi i studios. Gjithashtu ka njoftuar planet për disa tituj të rinj dhe tha në Tetor se Cyberpunk është shitur në 25 milionë kopje.
Një titull që do të pasojë Cyberpunk me emrin e koduar “Orion” është në fazë konceptimi tha Badowski. Nga fundi i vitit studioja do të angazhojë 80 persona në këtë projekt. /GameWorld Albanian
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.