Organizatorja e ngjarjeve të mëdha, Jessica Foster, ka treguar se çfarë do t’i karakterizojë dasmat e vitit 2024. Si një nga elementet kryesore, ajo ka cekur se këto organizime në vitin 2024 do të shënohen në mënyrë “minimale”. Pra, gjithçka do të jetë e vogël duke filluar nga lista e të ftuarve e deri te torta. Momenti që do t’i befasojë të ftuarit do të jetë që në hyrje të dasmës. Foster ka thënë se të ftuarit e dasmës do të kenë mundësi t’i marrin vetë ushqimet e tyre, të cilat do të jenë në një tavolinë të ekspozuar.
Menyja do të jetë shumë e kuruar. “Aq e kuruar sa do të përmbajë fare pak ushqim kalorik në të”, ka thënë Foster. Ajo ka rekomanduar se të gjithë duhet të mendojnë për një meny të pasur, të bukur, por të volitshme, duke thënë se më pak kalori do të duken bukur në tryezë dhe nuk do të kushtojnë shumë. Foster ka thënë se pijeve duhet kushtuar rëndësi më të madhe, derisa ka propozuar që atyre t’u shtohen fruta ose ndonjë gjethe erëze. “Bëhuni sa më kreativë sa u përket pijeve”, ka thënë ajo.
Buqetat me lule të nuseve që do të martohen gjatë vitit të ri do të jenë relativisht të vogla. “Jemi mësuar të shohin buqeta masive. Janë tepër të bukura, por trend në vitin e ardhshëm do të jenë ato më të vogla”, ka cekur Foster.
“Cupcakes” janë deserti me i famshëm që do të jetë i pranishëm nëpër dasmat e vitit 2024. “Kam parë se çiftet janë të interesuara të kenë më shumë ëmbëlsira si desert, jo vetëm tortë. ‘Cupcakes’ janë edhe të bukura!”, ka thënë Foster. Më tutje ajo shpjegon se këtë vit të ftuarit do të kenë edhe kod të veshjes dhe këtë e ka cilësuar si një gjë shumë interesante e shumë të bukur.
Gjëja më e veçantë është një “audio-libër” si një libër kujtimesh. “Të incizohen me zë urimet është diçka me të vërtetë shumë e veçantë! Jo vetëm se do të tingëllojë mirë, por edhe do të duket bukur e interesant, kur dikush afrohet pranë një telefoni dhe thotë urimet e tij”, ka thënë Foster. Në fund Foster rekomandon çiftet të zgjedhin ndonjë lokal vendas, që ofron ambient të thjeshtë e mahnitës si dhe meny tradicionale.
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.