Një ari polar ka ngordhur nga gripi i shpendëve në Alaskë pasi virusi shumë ngjitës H5N1 po përhapet në zonat më të largëta të planetit. Ariu polar u gjet i ngordhur në Utqiagvik, një zonë që është goditur rëndë nga shpërthimi aktual global i gripit të shpendëve.
Lajmi u konfirmua në dhjetor nga Departamenti i Ruajtjes së Mjedisit në Alaskë.
“Kjo është e para që një ari polar të ngordhë nga gripi i shpendëve në planet”, tha veterineri i shtetit të Alaskës Dr. Bob Gerlach për gazetën Alaska Beacon, duke lënë të hapur mundësinë që ariu polar është infektuar duke ngrënë zogj të kontaminuar.
Dhe ai nuk e përjashtoi mundësinë që arinj të tjerë të kenë ngordhur nga gripi i shpendëve, por ato raste nuk mund të verifikohen pasi priren të jetojnë në vende të largëta me pak njerëz.
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.