Një tregtar ka fituar një rast për t’i mbajtur 4.2 milionë euro që i mori nga shitja e një maske të rrallë afrikane, që e gjeti në papafingo të një shtëpie të një çifti të moshuar francez, raporton BBC. Ai ishte sjellë për të ndihmuar në pastrimin e papafingos, ndërsa çifti ia shiti maskën për 150 euro. Çifti e paditi më pas tregtarin duke thënë se ishin mashtruar për vlerën e maskës. Por, gjyqtari nuk u pajtua, duke thënë se ata nuk kishin arritur të vlerësonin vlerën e vërtetë të veprës së artit.
Çifti kishte dërguar rastin në gjykatë duke kërkuar një pjesë të të ardhurave nga shitja, me pretendimin se tregtari i kishte mashtruar. Tregtari e mohoi se e dinte vlerën e maskës dhe tha se kishte treguar vullnet të mirë, duke i ofruar çiftit 300 mijë euro, nga vlerësimi fillestar i maskës. Dhjetëra e mijëra vepra të artit afrikan mbahen jashtë kontinentit. Shumica u morën gjatë epokës koloniale, ndonjëherë në rrethana të diskutueshme. Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë thirrje më parë të kthehet arti afrikan.
/ www.emathja.com
© 2023, EMATHJA. All rights reserved.