Deri tani është zbuluar se PFAS lidhet ngushtë me rritjen e kolesterolit në gjak. Në diskutim janë edhe teoritë për një lidhje të tyre me problemet gjatë shtatzënisë, nga hipertensioni deri tek ulja e përgjigjes imune të trupit ndaj vaksinave. Ka një shans që këto substanca të lidhen me kancerin në veshka dhe testikuj
Ke dëgjuar për “PFAS”? Perfluorinated alkylated substances (substancat e alkiluara të perfluoruara) janë një grup substancash, efektet e së cilave janë ende në studim, por është zbuluar se ekspozimi ndaj tyre është i lidhur me një sërë problemesh të rënda shëndetësore. Aktualisht janë më shumë se 4.700 substanca që i përkasin kësaj familjeje, të cilat janë shumë të përdorura në industri të ndryshme. Këto përbërje kimike u rezistojnë një pjese të madhe të proceseve natyrale të degradimit prej lidhjes së fortë të fluorinës dhe atomeve të karbonit.
Përveç toksicitetit të substancave në fjalë, studiuesit theksojnë se akoma nuk ka mjaftueshëm kërkime për të vërtetuar dëmet e vërteta që vijnë në shëndetin e njeriut nga përqendrimi i lartë i këtyre kimikateve. Por deri tani është zbuluar se PFAS lidhet ngushtë me rritjen e kolesterolit në gjak. Në diskutim janë edhe teoritë për një lidhje të tyre me problemet gjatë shtatzënisë, nga hipertensioni deri tek ulja e përgjigjes imune të trupit ndaj vaksinave. Ka një shans që këto substanca të lidhen me kancerin në veshka dhe testikuj.
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.