Driverat grafik të Intel vijojnë të ofrojnë më shumë performancë në lojëra DX12, veçanërisht duke rritur performancën në titujt DX11 me 750 përqind.
Versioni më i fundit i 101.4962 të driverave është i disponueshëm për kartat grafike Arc dhe Intel Xe duke sjellë rritje të madhe performance.
Po përtej kësaj, driveri i ri shton mbështetjen për lojërat The Talos Principle 2, Robocop: Rouge City, Star Ocean II Remake, COD: MW3 Remake, dhe Like a Dragon Gaiden: The Man Who Erased His Name.
Sa i përket rritjes së performancë, konkretisht titujt DX12 si Returnal shohin një rritje prej 53 përqind ndërsa tituj si Halo: The Master Chief Collection, që është një lojë DX11 sheh një rritje performance me 750 përqind.
Mëposhtë kemi renditur lojëra të cilat përfitojnë nga rritje e performancës në kartat grafike Arc me përditësimin më të fundit të driverave:
- Guild Wars 2* (DX11) deri në 53%
- Halo: The Master Chief Collection* (DX11) deri në 750%
- Sid Meier’s Civilization V* (DX11) deri në 6%
- Total War: Warhammer* (DX11) deri në 10%
- Lost Ark* (DX11) deri në 15%
- Warhammer: Vermintide 2 (DX11) deri në 16%
- Sniper Elite 3* (DX11) deri në 37%
- World War Z* (DX11) deri në 117%
- Euro Truck Simulator 2* (DX11) deri në 27%
- Yakuza 0* (DX11) deri në 154 përqind
- Call of Duty: Infinite Warfare* (DX11) deri në 20%
- Alien: Isolation* (DX11) deri në 9%
- Far Cry* Primal (DX11) deri në 14%
- Far Cry 5 (DX11) deri në 14%
- Far Cry New Dawn (DX11) deri në 11%
Këto rritje performance janë të prekshme të gjitha në Ultra Settings dhe rezolucionin 1080p. Përditësimi i driverave është i disponueshëm për Windows 10 Përditësimi i Tetorit 2020 deri në Windows 11 Përditësimi i Shtatorit 2022. /GameWorld Albanian
/ www.emathja.com
© 2023, EMATHJA. All rights reserved.