Gjithsesi ekzistojnë ndryshime të mëdha midis këtyre dy produkteve edhe pse në të njëjtën familje. Këto ndryshime mund të ndikojnë shëndetin, por edhe shijen në recetat tuaja. AgroWeb.org në këtë artikull ju tregon diferencat e mëdha mes gjalpit dhe maragrinës dhe cilin duhet të zgjidhni
Zgjedhja mes gjalpit dhe margarinës shpesh mund të duket e vështirë për nga funksioni i njëjtë që të dy këto ushqime kanë. Duke qenë se janë thuajse i njëjti produkt shpeshherë diferencimi i tyre mund të mos përbëjë kuptim. Gjithsesi ekzistojnë ndryshime të mëdha midis këtyre dy produkteve edhe pse në të njëjtën familje. Këto ndryshime mund të ndikojnë shëndetin, por edhe shijen në recetat tuaja. AgroWeb.org në këtë artikull ju tregon diferencat e mëdha mes gjalpit dhe maragrinës dhe cilin duhet të zgjidhni.
ÇFARË DUHET TË DINI PËR GJALPIN
Gjalpi është një nën produkt natyral i qumështit që mbahet në frigorifer apo ambiente të ftohta pasi mund të prishet shpejt apo shkrihet. Gjalpi është i përbërë në rreth 80% të tij me yndyrë më pas është një bashkim mes ujit, proteinave, kripës dhe shumë pak laktozë.
MARGARINA
Margarina nga ana tjetër është një recetë e shpikur rreth shekujve 16-17 dhe nuk ekziston në natyrë. Ky produkt formohet nga përpunimi i vajrave vegjetal të cilët prodhojnë shumë yndyrë dhe acide duke e bërë atë të ngjashëm me gjalpin. Gjithsesi ky përpunim shton edhe vlerat negative të margarinës që rrit nivelin e kolesterolit të keq në trup. Margarina përbëhet nga vajrat vegjetalë, ngjyrues, ujë, konservant, antioksidantë dhe shumë përbërës të tjerë kimik. Duke qenë një produkt tërësisht kimik mund të ruhet edhe jashtë frigoriferit pasi nuk prishet.
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.