Prodhuesi japonez Toyota, do të investojë 500 milionë euro, që ta perfeksionojë sistemin e vet-vozitjes
Toyota dhe Uber i kanë bashkuar forcat në projektin e 500 milionë eurove, që ta perfeksionojnë sistemin e vozitjes autonome, transmeton Telegrafi.
Deri më tani janë kryer teste të shumta, në makinat e platformës së ndarjes së taksive, ndërsa të dhënat e mbledhura do të integrohen në modelin Sienna.
Ky furgon i vogël që pritet të nisë funksionin nga viti 2021, do të ketë mundësi të lëvizë pa shoferë, ndërsa do të shfrytëzohet nga Uber, për të shpërndarë pasagjerët. Deri më nisjen zyrtare të qarkullimit, Uber do të shfrytëzojë sistemin e autopilotit nga Toyota, që lëvizë vetë nëpër shirit të zbrazët.
Finalizimi i këtij projekti, pritet t’i japë fund pasigurive në këtë sistem taksie, pasi në shumë raste, udhëtarët janë sulmuar apo ngacmuar prej vet drejtuesit të makinës. /Telegrafi/