90 mijë vjet më parë, njerëzit kanë dalë në plazhet me rërë. Këtë e vërteton gjurmën e gjetura në qytetin Larache në bregun veriperëndimor të Marokut. Arkeologët pretendojnë se është një nga gjurmët më të vjetra njerëzore të regjistruara ndonjëherë. Ato janë ruajtur mirë dhe besohet se janë lënë nga Homo sapiens-i i hershëm dhe ofrojnë pasqyrë të rrallë dhe të paçmuar në jetën e paraardhësve, shkruan The Guardian.
Arkeologët e bënë këtë zbulim duke analizuar gurët pranë oqeanit. Gjurmët në rërë i kanë qëndruar provës së kohës dhe natyrës kalimtare të vendeve të tilla arkeologjike. Rrallësia shton rëndësinë e zbulimit.
Gjatë inspektimit të zhavorrit pranë bregut të detit, rastësisht u has në gropën me rërë. Pas një ekzaminimi të hollësishëm, u bë e qartë se këto ishin gjurmë njerëzore. Në bregdet u identifikuan gjithsej 85 gjurmë të fosilizuara të ruajtura mirë.
Duke përdorur teknikat moderne të ndriçimit të stimuluar optikisht, studiuesit zbuluan se gjurmët u ruajtën për mijëra vjet. Kjo teknikë e fundit zbuloi moshën e gjurmëve duke matur kohën që nga ekspozimi i fundit i sedimentit ndaj rrezeve të diellit.
Një detaj tjetër është zbulimi i gjurmëve të një njeriu të rritur, i cili ishte rreth 189 cm i gjatë, gjatësi e jashtëzakonshme për njerëzit parahistorikë.
Ekzaminimi i mëtejshëm i këtyre gjurmëve të fosilizuara mund të hedhë dritë mbi aspekte të ndryshme, duke përfshirë shtatin, moshën, masën trupore, shpejtësinë e ecjes dhe sjelljen sociale të njerëzve.
Shkencëtarët besojnë se gjurmët janë ruajtur për mijëra vjet për shkak të faktorëve të ndryshëm, të cilët përfshijnë vendndodhjen, përbërjen e sedimentit, pozicionin e plazhit pranë detit, baticat dhe ngjarje të tjera.Top24
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.