Kompania italiane Energica e specializuar për veturat sportive, ka prezantuar motoçikletën e re elektrike të quajtur Experia Green Tourer.
Energica e prodhuar në Modena, ka “zemër italiane”. Aktualisht në ofertë ka një sërë motoçikleta sportive elektrike përfshirë modelin Eva EsseEsse9, Eva Ribelle dhe Ego.
![](https://emathja.com/wp-content/uploads/2022/06/2-41.jpg)
Experia Green Tourer, sjell një dizajn plotësisht të ri në motorin e ri të zhvilluar, si dhe dizajnin e ri të shasisë dhe kornizës. Gjithçka është ideuar që të ketë peshë më të vogël.
![](https://emathja.com/wp-content/uploads/2022/06/3-32.jpg)
Motoçikleta është e pajisur me bateri me kapacitet prej 22.5 kWh, që është më e madhe në raport me bateritë e tjera të motoçikletave elektrike.
![](https://emathja.com/wp-content/uploads/2022/06/4-25.jpg)
Kjo bateri i mundëson shoferit që me vetëm një mbushje të përshkoj 420 kilometra. Mbushja e baterisë mund të realizohet përmes mbushësit të shpejtë DC prej 24 kW, ku bateria nga 0-80 për qind të kapacitetit mbushet për vetëm 40 minuta.
![](https://emathja.com/wp-content/uploads/2022/06/5-19.jpg)
Experia ka 100 kuaj-fuqi, që janë të mjaftueshme që motoçikleta të arrijë shpejtësinë maksimale prej 180 kilometra në orë. /Telegrafi/
![](https://emathja.com/wp-content/uploads/2022/06/6-18.jpg)
![](https://emathja.com/wp-content/uploads/2022/06/7-16.jpg)
/ www.emathja.com
© 2022 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.