Analistët Lorenc Vangjeli dhe Artur Zheji kanë komentuar në “Top Story” me moderatoren Grida Duma në Top Channel letrën që kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i çoi SPAK për implikimin e Olsi Ramës në laboratorin e Xibrakës.
Vangjeli tha se PD-ja ka dy standarde ndaj SPAK, ku një herë shkon dhe troket në derën e saj dhe herën e dytë e godet me gurë.
Nga ana e tij Artur Zheji theksoi se Bardhi nëse nuk del fitues në këtë debat që implikon vëllain e kryeministrit, kreu i qeverisë del i pastër sërish para opinionit.
Lorenc Vangjeli: Qëndrimi i PD ndaj SPAK ka dy qëndrime, i pari që troket në derë me shpresën që dera do hapet dhe denoncimet e tyre do të merren për bazë dhe e dyta është që e godasin me gurë të njëjtën derë. Në parim nuk goditet me gurë dera ku ti herët a vonë do të shkosh. Sali Berisha ka shumë mëkate gjatë karrierës së tij, por sot po konsumon gafën e tij më të madhe politike. Në vend që ta bënte aleat SPAK-un si një institucion që për shkak të kohës ku jetojmë target kryesor ka qeverisjen aktuale, jo të të shkuarës për shkak se nuk arrin të kapërcejë dot egoizmin e tij, e sulmon SPAK-un për interesin e tij të ngushtë.
Artur Zhehi: Uroj që Gaz Bardhi të ketë në denoncimin e shkruar dhe të futur në zarf të dhëna që ne nuk i dimë. Nëse ka informacione që ia kanë shërbimet sekrete perëndimore, ose ia kanë dhënë në Amerikë, unë nuk i besoj këtyre gjërave, atëherë ai del fitimtar, para partisë së tij dhe opinionit publik. Por në momentin që ai nuk del fitimtar ose dosja nuk hapet nga Dumani, del fitimtar Rama, që do vërtetojë edhe njëherë “shpifjet e pathemelta të opozitës që më përbaltin mua”.
Top Channel
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.