Call of Duty: Modern Warfare 3 nuk u prit me entuziazëm ndërsa është bërë viktimë e një vlerësimi negativ përdoruesish në Steam dhe Metacritic.
Edhe pse debutimi i parë bëri që 177,881 lojtarë të ishin online në të njëjtën kohë në platformën e Valve, është një shifër 25 përqind më e ulët krahasuar me titullin e vitit të kaluar Modern Warfare 2.
Për ti bërë gjërat akoma më keq, vlerësimet e Modern Warfare 3 arritën një pikë të ulët dhe shumica e vlerësimeve negative kishin të bënin me çmimin dhe përmbajtjet.
Nga 3110 vlerësime, më shumë se 70 përqind etiketohen si negative. Shumica e vlerësimeve thonë se lojtarët po mashtrohen me një “version” të ri ndërsa ndryshimet ose janë minimal ose inekzistente.
Është provë se Call of Duty: Modern Warfare 3 do të përfundojë si një prej debutimeve më të këqija të lojës nga Activision. /GameWorld Albanian
/ www.emathja.com
© 2023, EMATHJA. All rights reserved.