Raspberry Pi prezantoi në model të ri flagship quajtur Raspberry Pi 5 që do të debutojë në fund të Tetorit në versionet 4GB dhe 8GB.
I disponueshëm për tu porositur nga dita e sotme, bordi Pi 5 kushton 5 dollarë më shumë sesa modelet Pi 4, konkretisht 60 dollarë dhe 80 dollarë.
Por bordi i ri ka më shumë fuqi kompjuterike së bashku me veçori të reja siç është kontektori PCIe dhe butoni i shumë kërkuar i ndezjes.
Çfarë e dallon Raspberry Pi 5 nga modelet e kaluara?
Së pari dhe më e rëndësishmja është çipi i ri i sistemit(SoC) të Pi 5 i cili është në mënyrë të ndjeshme më i fuqishëm. Broadcom BCM2712 është i bazuar në procesorin me katërt bërthama 64-bit Cortex-A76 me frekuencë 2.4Ghz dhe 4MB cache.
Karta grafike është përditësuar në VideoCore VII që mbështet OpenGL ES 3.1 dhe Vulkan 1.2.
SoC mbështetet nga një çip I/O dizajnuar nga inxhineirët e Raspberry Pi: RP1. Është ai që përpunon shumicën e input/output, përfshirë gjilpërat GPIO dhe portën USB duke larguar një pjesë të madhe të ngarkesës nga procesori kryesor. E thënë ndryshe Raspberry Pi 5 është deri në 3 herë më i shpejtë sesa Pi 4.
Opsionet e reja të Raspberry Pi 5
Edhe pse bordi ka të njëjtat përmasa si paraardhësi, Raspberry Pi 5 vjen me disa veçori shtesë si:
Surprizë është mungesa e një opsion memorie eMMC. Dy portat microHDMI prodhojnë 60fps në dy ekrane njëherazi. Specifikat e plota vijojnë si mëposhtë:
/PCWorld Albanian
/ www.emathja.com
© 2023, EMATHJA. All rights reserved.