Tregu i realitetit virtual është në një periudhë pa shumë zhvillime të mëdha për momentin. Pavarësisht zhurmës që bëri debutimi i Meta Quest 3, të gjithë po mbajnë frymën për të parë ambicien e Apple dhe pajisjen e saj super të kushtueshme Vision Pro.
Por Microsoft ka vendosur të ndërmarrë një veprim drastik. Platforma Windows Mixed Realiteti do të braktiset dhe nuk është më në zhvillim që prej Dhjetorit 2023.
Windows Mixed Reality debutoi së bashku me pajisjen ambicioze Microsoft HoloLens në një demo teknike në 2015-ën me harduerin e realitetit të shtuar që mbërriti tek zhvilluesit një vit më pas.
Ndërkaq integrimi i plotë i softuerit erdhi në përditësimin Fall Creators të Windows 10-ës në 2017-ën. Pavarësisht shpresave të mëdha dhe investimit të Microsoft, HoleLens asnjëherë nuk mbërriti si pajisje konsumatorë dhe pati interes të kufizuar për konsumatorët industrialë me përjashtim të një kontrate me ushtrinë Amerikane.
Edhe pse realiteti i shtuar dhe metaverse janë dy koncepte që gëzojnë një të ardhmen, kombinimi i VR dhe AR në Windows Mixed Reality mund të ketë qenë përpara kohës. /PCWorld Albanian
/ www.emathja.com
© 2023, EMATHJA. All rights reserved.