Patatja e ëmbël është një lloj i veçantë i patates dhe mund ta gjeni në ngjyrë krem, të verdhë, portokalli dhe ngjyrë vjollcë. Kjo patate është e pasur me antioksidantë dhe me vlera ushqyese. Këto patate ju vijnë në ndihmë më së shumti diabetikëve dhe jo vetëm. Ja përse:
Patatja e ëmbël është e mirë për personat e sëmurë me diabet pasi përmban sheqerna natyrorë të cilat stabilizojnë nivelin e insulinës tek diabetikët.
E pasur me fibra dietike të cilat shërbejnë për tretjen. Parandalon kancerin e zorrës së trashë dhe ndihmon personat që kanë probleme me konstipacionin. Përmban karotenoide të cilat ndihmojnë në prodhimin e vitaminës A, vitaminë e cila ripërtërin sistemin e frymëmarrjes. Duhanpirësit duhet ta konsumojnë sa më shpesh. Përmban vitaminë D. Kjo vitaminë është e mirë për dhëmbët, zemrën, lëkurën, eshtrat. Rrit nivelin e energjisë. Përmban vitaminë B6 e cila ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe trurit.
Ujin e patateve të ziera mund ta përdorni për të trajtuar lëkurën, sidomos në raastet kur lëkura është e acaruar. Pastron thellësisht poret. Është e pasur me hekur i cili ka rol të rëndësishëm në prodhimin e qelizave të kuqe dheh të bardha të gjakut. Ndihmon përtë luftuar anmeinë.
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.