Prevalenca e kësaj sëmundjeje po përhapet në mbarë globin. Shkencëtarët thonë se stili i jetesës dhe i ushqyerjes kanë ndryshuar dramatikisht në dhjetë vitet e fundit duke shkaktuar një epidemi të vërtetë të osteoporozës që përkthehet lehtë si kocka të shpërbëshme
Osteoporoza të bën të mendosh për një sëmundje të rrallë. Fatkeqësisht nuk është aspak e vërtetë! Në mjekësi, osteoporoza njihet si shkatërruesja e heshtur e kockave në organizmin njerëzor. Kohët e fundit është vënë re një rritje e rasteve të diagnostikuara me osteoporozë, një sëmundje që 10 vjet më parë përmendej rrallë. Megjithatë, sipas të dhënave të AgroWeb.org prevalenca e kësaj sëmundjeje po përhapet në mbarë globin. Shkencëtarët thonë se stili i jetesës dhe i ushqyerjes kanë ndryshuar dramatikisht në dhjetë vitet e fundit duke shkaktuar një epidemi të vërtetë të osteoporozës që përkthehet lehtë si kocka të shpërbëshme.
FAKTORI I RI I RREZIKUT TË SËMUNDJES SË KOCKAVE
Studiuesit së fundmi kanë zbuluar se ndotja e ajrit është një faktor tjetër rreziku i kësaj sëmundjeje. Studimi në fjalë është kryer në Indi, një vend që vitin e shkuar u përball me një nivel alarmant të ndotjes në ajër. Sipas tyre, ekspozimi i vazhdueshëm i njeriut ndaj ajrit të ndotur shkakton probleme jo vetëm në mushkëri por edhe tek kockat. Ekspertët kanë vënë re një lidhje të fortë mes ajrit të ndotur dhe rënies së masës kockore të njeriut. Kjo e fundit i hap rrugën dhe përshpejton shfaqjen e osteoporozës. Ndotja e ajrit është faktor rreziku edhe për kancerin e mushkërive, sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes, abortet dhe rënien e flokut.
SUPLEMENTËT MË TË MIRË KUNDËR OSTEOPOROZËS
Më poshtë do të gjeni informacion për dy suplementët më të mirë që mund të përdorni për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjes. Këtu duhet të lexoni për ushqimet që ju duhen për kocka të forta.
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.