Një ndër to lidhet me trendin e qukave dhe është ndoshta më e habitshmja që keni parë deri më tani sepse ju duhet një brokoli
Përdoruesit në TikTok ndajnë vazhdimisht mënyra të ndryshme që kthehen në trende, sidomos sa i përket pamjet dhe trukeve të grimit. Një ndër to lidhet me trendin e qukave dhe është ndoshta më e habitshmja që keni parë deri më tani sepse ju duhet një brokoli. Duhet vetëm një degë brokoli që e keni zhytur në bronzerin ose konturin tuaj të preferuar (kremoz ose pluhur) për të krijuar quka natyrale dhe shumë të lezetshme. Në varësi të formës së fytyrës tuaj si dhe preferencës se sa të përhapura i doni qukat, përzgjidhni edhe madhësinë e brokolit.
Brokoli është i pasur me vitamina, proteina dhe lëndë të tjera ushqyese, por një studim i kohëve të fundit ka zbuluar se brokoli mund të shmangë edhe shenjat e plakjes. Universiteti i Studimeve Mjekësore, në Washington studioi minjtë për të parë se si një enzimë e veçantë, që gjendet në zarzavate si brokoli apo kastraveci, mund të vonojë shenjat e plakjes. Enzima është mononukleotidi nikotinamid, i njohur ndryshe edhe si NMN (nicotinamide mononucleotide).
Kur u injektohej minjve kjo lloj enzime, u shtonte atyre energjinë, madje edhe u parandalonte shtimin në peshë. Me kalimin e kohës, edhe nivelet e sheqerit në gjak përmirësoheshin ndjeshëm, por përmirësohej edhe shikimi. Edhe pse studiuesit nuk janë të sigurt nëse NMN rrit jetëgjatësinë, efekti në nivelet e energjisë për minjtë që janë bërë pjesë e studimit ka qenë mjaft i dukshëm.
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.