Diamantet natyralë mund të duan miliarda vjen të formohen në presionin dhe temperaturat e larta të nëntokës. Format sintetike mund të prodhohen më shpejt, por gjithsesi kërkojnë disa javë. Një metodë e re e bazuar në një përzierje metalesh të lëngshme mund të përftojë një diamant brenda disa minutash pa nevojën e një force të madhe shtypëse. Një film diamanti u prodhua brenda 150 minutash në temperaturën 1025 gradë Celsius dhe në presionin 1 atmosferë. Kjo është e barasvlershme me presionin që ndiejmë në nivelin e detit dhe mijëra herë më e vogël sesa presioni që duhet. Metoda inovatore u zhvillua nga kërkuesit e Institutit të Shkencës Bazë në Korenë e Jugut dhe ata mendojnë se kjo do të sjellë një ndryshim të madh në përftimin e diamanteve sintetikë.
Këto kushte bënë që atomet e karbonit nga metani të shpërndaheshin në metalin e shkrirë duke vepruar si “fara” diamanti. Pas 15 minutash, pjesëza të vogla kristalesh diamanti u shfaqën poshtë sipërfaqes së metalit të lëngshëm dhe pas dy orësh e gjysmë, u përftua një film diamanti. Përqendrimi i karbonit që formon kristalet u ul në thellësinë e disa qindra nanometrave, por shkencëtarët mendojnë se procesi mund të përmirësohet. Ndryshimet do të duan kohë dhe kërkimi tregon që procesi është ende në faza të hershme, por autorët e studimit shohin shumë potencial dhe ndoshta mund të integrohen edhe metale të tjera të lëngshme për rezultate të ngjashme ose më të mira.c
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.