Kjo është stina e mandarinave. Ky frutë i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën e tij të plotë ose të shtrydhet. Lëngu i mandarinës është shumë i freskët dhe hidratues. Mandarina ka një nivel të lartë të limonenës, e cila ka vlera të mëdha. Ajo është një antioksidant i fuqishëm, i pasur me vitaminë C, ndaj mandarina duhet konsumuar rregullisht. Ka pasur një sërë studimesh mbi vlerat e mandarinës, dhe shkencëtarët janë akoma të marrosur pas saj.
MBAN NËN KONTROLL KOLESTEROLIN
Antioksidantët që gjenden tek mandarina, ulin kolesterolin e keq dhe rrisin atë të mirin në organizëm. Lëngu i mandarinës lufton radikalet e lira në trup të cilat shkaktojnë kolesterolin e keq, i cili ngjitet tek arteriet kryesore të trupit dhe shkakton mjaft probleme. Mandarina gjithashtu përmban fibër të tretshme dhe të patretshme të cilat parandalojnë përthithjen e kolesterolit në organet kryesore.
STIMULON RËNIEN NË PESHË
Mandarina është një frutë i pasur me fibër, dhe si rrjedhojë të bën të ndihesh me stomakun plot dhe të ngopur për një kohë të gjatë. Nëse keni këtë ndjesi, atëherë nuk do të fokusoheni tek ushqimi gjatë gjithë kohës, gjë që do t’ju bëjë të bini në peshë. Nëse konsumoni lëng mandarine do të bini nga pesha shumë më shpejt.
RREGULLON TENSIONIN E GJAKUT
Nëse konsumoni lëng mandarine rregullisht, tensioni juaj i gjakut do të jetë më i ekuilibruar. Mandarina është e pasur me minerale si kaliumi që ndihmon në uljen e tensionit të gjakut. Këto minerale e bëjnë gjakun të qarkullojë pa pengesa në organizëm.
FORCON IMUNITETIN
Vitamina C tek mandarina ndihmon të luftoni të ftohtin dhe gripin dhe të keni më shumë imunitet. Gjithashtu ajo ndihmon në largimin e toksinave dhe pastrimin e trupit. Të vjellat dhe çrregullimet në stomak mund të kurohen nga lëngu i mandarinës nëse konsumohet rregullisht.
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.