Telefoni Pixel më i mirë i Google është rikthyer për të sfiduar konkurrencën duke premtuar 7 vite përditësime të plota softueri. Por sa e justifikojnë veçoritë e Pixel 8 Pro rritjen e madhe e çmimit, është një temë që ha debat.
Me një çmim prej 1099 eurosh, telefoni i ri Android ende kushton më pak sesa rivalët 1300 eurosh të Apple dhe Samsung, megjithatë kemi të bëjmë me një rritje prej 200 eurosh krahasuar me Pixel 7 Pro të vitit të kaluar.
Telefoni karakterizohet nga alumin i rafinuar dhe dizajn prej xhami. Ekrani i mrekullueshëm prej 6.7-inç OLED tashmë është i rrafshët, jo i lakuar në cepat e tij siç ka ndodhur me versionet e kaluar të modeleve Pixel Pro.
Ofron një eksperiencë të rrjedhshme dhe të ëmbël shfletimi dhe rrotullimi e mund të arrijë një ndriçim maksimal të mahnitshëm prej 2400nits. Një nivel i tillë ndriçimi mund të mbahet vetëm për pak sekonda në dritë të fortë dielli përpara se të bjerë në nivele më të pranueshme.
Risi e modelit të këtij viti është sistemi i përmirësuar qasje në telefon 2D Face-Unlock ndërsa tashmë mund të verifikojë pagesa dhe jo vetëm të hapë telefonin. Nuk është aq i avancuar si sistemet 3D të njohjes së fytyrës si Apple Face ID, dhe nuk funksionon me syze e as në dritë të paktë, por mjafton nëse përdoret në kombinim me skanerin e shenjave të gishtërinjve nën ekran.
Në letër, çipi i ri Tensor G3 i Google është pas rivalëve të Qualcomm dhe Apple, mund mëse i aftë të përballojë lojëra intensive, aplikacione të mëdha e përdorim të përditshëm. Jetëgjatësia e baterisë nuk ka ndryshuar me Pixel 7 Pro duke rezistuar për afro 37 orë mes dy cikleve të karikimit.
Edhe në përditësimin më të lartë ditor, mjaftojnë 85 minuta për karikimin e plotë me një adapter 30W.
Një prej pikave më të forta të telefonëve të këtij viti nga Google është cikli i gjatë i përditësimeve të softuerit. Pixel 8 Pro mbërrin me Android 14, që është edhe versioni më i fundit i platformës, dhe një premtim prej 7 vitesh përditësime të sistemit operativ por edhe përditësime sigurie. E thënë thjeshtë telefoni është i përdorshëm deri në Tetor të 2030-ës. Jo vetëm që e sjell në nivelin e mbështetjes që Apple ofron me iPhone, por në të njëjtën kohë sfidon çdo prodhues tjetër Android me të paktën 2 vite avantazh. Vetëm Fairphone ofron më shumë se 10 vite përditësime.
Ka një rëndësi të madhe sepse do të ruante vlerën e rishitjes së telefonit në tregjet të dorës së dytë dhe të tretë ndërsa shpresat janë që edhe prodhuesit e tjerë do të inkurajohen për të adoptuar strategji të ngjashme përditësimesh softueri.
Google i është bashkuar treni të shumë përfolur të AI gjeneruese duke shtuar pjesëza në mozaikun e madh të inteligjencës artificiale. Jo vetëm që ka pajisur harduerët e saj me elementë të AI, por premton akoma më shumë me përfshirjen e Bard.
Aktualisht disa funksionalitete janë vetëm për përdoruesit Amerikanë, siç është aftësia për të krijuar një përmbledhje të përmbajtjeve të një uebsajti apo artikulli. Në një rast tjetër mund të gjenerojë një sfond apo edhe të lexojë artikujt për ju.
Asistenti është përmirësuar ndjeshëm në të kuptuarit të ritmit të të folurës natyre siç janë zgjatimet “ëëë” në mënyrë që përdoruesit të mos nxitojë në shqiptimin e asaj çfarë ka në mendje.
/ www.emathja.com
© 2023, EMATHJA. All rights reserved.