Apple ka planifikuar të ofrojë mbështetje për standardin RCS në iOS vitin e ardhshëm tha prodhuesi i iPhone ditën e Enjte, një ndryshim 360 i qëndrimit të mëparshëm të kompanisë.
Ky vendim pritet të adresojë një pengesë të madhe të komunikimit me tekst mes përdoruesve të iPhone dhe Android.
Mungesa e vullnetit nga ana e Apple për të mbështetur RCS ka krijuar një fragmentin në ekosistemin e komunikimit me mesazhe duke prekur veçanërisht përdoruesit Android.
Qëndrimi i Apple është parë si një tentativë për të kyçur përdoruesit në ekosistem dhe nxitur një debat në komunitetin e teknologjisë.
Megjithatë këtyre debateve duket se u ka ardhur fundit ndërsa Apple beson që RCS ofron një eksperiencë më të mirë ndërveprimi mes përdoruesve të platformave të ndryshme krahasuar me SMS-të dhe MMS-të.
Kompania shtoi se lançimi i RCS do të bëhet vitin e ardhshëm ndërsa kjo lëvizje vjen pas disa kërkesave të vazhdueshme nga Google dhe presionit publik në rritje.
Edhe pse Apple do të adoptojë RCS, konfirmoi se mesazhet e mbërritur nga një pajisje Android do të shfaqen në formën e flluskave jeshile. Në aplikacionin iMessage mesazhet që vinin nga një telefon Android shfaqen në flluska jeshile për të treguar se i mungojnë disa funksionalitete që i kanë mesazhet që vinë nga një iPhone me flluska blu.
Kujtojmë se një vit më parë shefi i Apple Tim Cook hodhi poshtën adoptimin e RCS në iMessage. Nga ana tjetër, Google, Samsung dhe disa firma teknologjike përfshirë operatorë telekomunikacioni kanë adoptuar RCS që ka 800 milionë përdorues sot në mbarë botën.
/PCWorld Albanian
/ www.emathja.com
© 2023, EMATHJA. All rights reserved.