Përbërësit:
- 1 kg mish pule,
- 500 gr patate,
- 2 qepë,
- 2 speca të kuq,
- 2 karota,
- 2 domate,
- 1 filxhan vaj,
- Kripë,
- Piper i zi,
- Rigon.
Përgatitja:
Pastrojmë copat e mishit të pulës dhe i vendosim në një enë mënjanë.
Në një tas shtojmë specat, karotat, domatet dhe qepët e prera në feta të trasha.
Në të hedhim edhe copat e mishit të pulës dhe i spërkasim përbërësit me kripë, piperin e zi dhe rigonin.
I përziejmë mirë dhe më pas i transferojmë në tavën e pjekjes. Mbi të shtojmë edhe dy gota me ujë dhe më pas i mbulojmë me letër alumini.
I lëmë të piqen për rreth 1 orë e gjysmë në temperaturën 250 gradë Celsius.
Pak minuta para se ti heqim nga furra, u largojmë letrën e aluminit që të marrën ngjyrë.
© 2023, EMATHJA. All rights reserved.