Kur dëgjojmë për rënien e flokëve, automatikisht mendja na shkon te burrat të cilët e vuajnë si fenomen edhe në moshë të re. Por rënia e flokëve është kthyer në një gjë të zakonshme dhe tek 50% e vajzave apo grave. Arsyet që mund ta shkaktojnë janë të shumta dhe mënyra e vetme për ta reduktuar është të zbuloni se çfarë e shkakton atë. Cilat mund të jenë shkaqet?
Shumë njerëz kanë një predispozitë gjenetike për rënien e flokëve. Ndryshe nga meshkujt, femrat priren të mos humbasin flokët në pjesën e përparme, por flokët e tyre bëhen më të hollë. Hormonet gjithashtu luajnë një rol shumë të rëndësishëm. Estrogjeni ka një efekt pozitiv në rritjen e flokëve dhe mund të zgjasë fazën e rritjes. Gjatë shtatzënisë, kur nivelet e estrogjenit janë të larta, gratë shpesh kanë flokë më të trashë. Nga fundi i tremujorit të tretë, nivelet e estrogjenit bien dhe nivelet e kortizolit (hormoni i stresit) rriten. Kombinimi i këtyre shpesh çon në rritjen e rënies së flokëve në muajt pas shtatzënisë. Gratë gjithashtu mund të përjetojnë rënie të flokëve ndërsa i afrohen apo përjetojnë menopauzën.
Një faktor tjetër i rëndësishëm është psikologjia, pasi folikulat e flokëve janë të ndjeshëm stresit. Humbja e flokëve shpesh mund të nisë tre deri në gjashtë muaj pas shfaqjes së stresit, duke e bërë ndonjëherë të vështirë përcaktimin e shkakut. Nëse është vetëm një periudhë e përkohshme stresi, rritja e flokëve zakonisht kthehet brenda pak muajsh.
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.