Kohët e fundit rezultatet e një studimi treguan se vaji i ullirit përmban një proteinë që është në gjendje të na mbrojë nga sëmundjet kardiovaskulare.
CILA ËSHTË KJO PROTEINË MIQËSORE ME ZEMRËN?
Apolipoproteina A-IV është një proteinë plazmatike, nivelet e së cilës në gjak rriten pas tretjes, veçanërisht të ushqimeve të pasura me yndyra të pangopura, si vaji i ullirit. Studiuesit shpjegojnë se kjo proteinë redukton rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe inflamacionit pikërisht sepse është në gjendje të pengojë grumbullimin e trombociteve. Trombocitet janë qeliza të vogla të gjakut, që duke u bashkuar me njëra-tjetrën bllokojnë rrjedhën e gjakut duke formuar kore.
KUR ËSHTË KOHA MË E PËRSHTATSHME PËR TË KONSUMUAR VAJIN E ULLIRIT?
Studiuesit thonë se proteina që gjendet pikërisht në vajin e ullirit, është më aktive gjatë natës dhe më pak gjatë ditës. Ndaj këshillohet të konsumohet gjatë mbrëmjes për më tepër përfitime.
/ www.emathja.com
© 2023, EMATHJA. All rights reserved.